Një vatër zjarri është aktivizuar në Darëzezë të Fierit në vendin e quajtur Pertiq.
Bëhet me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar pyllin me pisha.
Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje në përpjekje për të neutralizuar flakët të cilat ndodhen pranë zonës së banuar.
Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar me mjete rrethanore dhe banorë të zonës.



