
Vatrat e zjarrit kanë pushtuar dhe qarkun e Elbasanit ku në pak ditë janë regjistruar disa të tilla. Veç zjarrit në Bashkinë Prrenjas, zjarri ka prekur Bashkinë Gramsh, ku mësohet se ka pasur dy vatra zjarri në njësinë administrative Tunjë.
Jo më larg sesa mbrëmë, një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Shmil, njësia administrative Labinot Mal, Bashkia Elbasan. Rreth 15 punonjës të zjarrfikëses kanë luftuar me flakët gjatë gjithë natës, ku terreni malor e ka vështirësuar situatën. Aktualisht, vatra e zjarrit në Elbasan konsiderohet nën kontroll por riaktivizimi i zjarrit nuk përjashtohet nga sektori i zjarrfikëses për shkak të erës.



