Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, gjendet motori i përdorur nga autori

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, gjendet motori i përdorur nga autori

Policia e Lezhës ka gjetur dhe sekuestruar motomjetin e përdorur nga autori për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Motori është gjetur në fshatin Kakarriq në afërsi të banesës së shtetasit E.H. i cili është shpallur në kërkim. 

Njoftimi i policisë: Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin.

Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy