
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 51-vjeçar, i cili rezulton i dënuar me 11 vite burg për vrasje. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se shtetasi i arrestuar është Ylli Çeka, banues në Tiranë.
Çela, ish punonjës i FNSH është dënuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë me vendim të formës së prerë, me 11 vite burg për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Ky shtetas, në datë 11.12.2010, ka qëlluar me armë gjatë një konflikti dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E. V., i cili ka ndërruar jetë në spital.



