Kaloi 30 emigrantë të paligjshëm në kufi/ Arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

Kaloi 30 emigrantë të paligjshëm në kufi/ Arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se në kuadër të operacionit të koduar "Delta 2" të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër dhe me Seksionin për Hetimin e Krimit në DVKM Gjirokastër, ka arrestuar shtetasin D. H., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur "Ura e Dragotit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një furgon tip “Benz”, që drejtohej nga ky shtetas. Nga kontrollet në këtë automjet u konstatuan 30 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët 32-vjeçari po i transportonte në drejtim të Shkodrës, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht kufirin.         

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të shtetasit D. H., i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte furgoni, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.    

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy