Përkujtohet në 57 vjetorin e vdekjes ish-ministri i përndjekur nga diktatura, Shuk Gurakuqi

Përkujtohet në 57 vjetorin e vdekjes ish-ministri i përndjekur nga diktatura, Shuk Gurakuqi

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi sot në përvjetorin e vdekjes intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar, Shuk Gurakuqi.

Shuk Gurakuqi lindi në Shkodër dhe studioi në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në vendlindje.

Ka punuar fillimisht si arkëtar në Doganën e Shkodrës, si administrator i disa firmave private ne Shkodër dhe gjatë pushtimit austro-hungarez, si shef i Seksionit të Financave në Bashkinë Shkodër.

Gjatë viteve 1920-24, zgjidhet dy herë si deputet i qarkut Shkodër.

Njëkohësisht, drejton organin e shtypit “Ora e Maleve” bashkë me Patër Anton Harapin dhe Dom Lazër Shantonë. Ndonëse nuk merr pjesë në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, ai ishte një mbështetës i grupit antizogist dhe për këtë arsye mbetet në ekzil gjatë qeverisjes së mbretit Zog.

Kthehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe drejton firmën tregtare “Vllazën Prennushi.

 Në qeverinë e Mustafa Krujës, Shuk Gurakuqi mbajti për dy vjet postin e ministrit të Financave.

 Me ardhjen në pushtet të komunistëve, Gurakuqi arrestohet dhe dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjyqi Special.

Në vitin 1949 dënimi u ul në 20 vjet. Vuajti gjithsej 17 vjet burg, ku pjesën më të madhe e kaloi në burgun famëkeq të Burrelit.

Periudhën pas burgut e kaloi në varfëri dhe lexime shkencore.

Ndërroi jetë më 13 prill 1966 në Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy