
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla njoftoi dje se është arrestuar gazetarja ruse, Daria Aslamova me dyshimin se ajo mund të ishte spiune dhe autoritetet e sigurisë po kërkonin për qëllimet e saj.
Reuters shkruan se nuk kanë mundur t’i verifikojnë akuzat e Sveçlës dhe se Aslamova nuk ka qenë e qasshme për ndonjë koment, derisa ende nuk dihet nëse ka punësuar ndonjë avokat.
Reuters në artikullin e saj tregon që Sveçla ka postuar një fotografi të Almahov me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe me presidentin rus, Bashar al-Assad.
“Rusia është aleati kryesor i Serbisë dhe njëjtë sikur Beogradi, është kundër pavarësisë së Kosovës”, shkruan Reuters.
Në artikull, Reuters përmend edhe situatën e tensionuar javën e kaluar dhe sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës.
Kosova i është bashkuar ndëshkimeve të BE-së dhe SHBA-së kundër pushtimit rus të Ukrainsë dhe tashmë ka vendosur sanskione.
Tensionet mes fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, Kosovën dhe Serbinë janë ndezur kohët e fundit sidomos javën e kaluar pas marrëveshjes për targat.



