
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person, nën akuzën e veprës penale të vjedhjes. Sipas burimeve zyrtare të policisë, në pranga është vënë shtetasi F. C., pasi tentoi të vidhte bagëtitë e një shtetasi
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi i shtetasit F. C., banues në Vlorë, pasi ka tentuar të vjedhë bagëtitë e një shtetasi”, njoftoi policia.
Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. A., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



