Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua muajin e kaluar në Tiranë, ku një 24-vjeçare me origjinë nga Palestina u gjet e vrarë me thikë në një banesë të marrë me qira në Tiranë.
Autor i dyshuar i ngjarjes është Fadi Alwan, i cili pak më herët u tha se ishte bashkëshorti i palestinezes Rayyan Alwan, por autoritetet kanë konfirmuar se ai është babai i viktimës.
Lidhur me këtë ngjarje gazetari Sokol Bregu në MCN Live u shpreh se babai mbetet i dyshuari kryesor i krimit, teksa theksoi se të huajt gjithnjë e më tepër po zgjedhin Shqipërinë për të kryer vrasje.
Ai tha se nuk duhet ende motivi i vrasjes, por si i dyshuar kryesor, babai i viktimës do të arrestohet kudo që të shkojë, mbetet çështje kohe.
Te kjo vrasje, babai është i dyshuari kryesor dhe besoj se dyshimet e policisë janë me vend, ndërsa përdhunimin e shoh pak me dyshim derisa të kem një dokument nga mjekësia ligjore, nuk e përjashtoj, por pres përgjigje nëse qëndron apo jo.
Për vrasjen nga babai për këtë kam qenë në kontakt me policinë dhe një pjesë e madhe e të huajve po e përdorin Shqipërinë për të kryer aktin e vetëvrasjes duke marrë dhe apartamente ditore me qira duke u kthyer dhe në një trend.
Nuk e di pse ndodh kjo, ku rus, polak, ukrainas është një trend në rritje, por kjo është një krim, nuk duket sikur ka ndonjë tension mes tyre, është përfaqësia e Palestinës këtu i ka dhënë informacionin e duhur policisë sepse në fillim u mendua sikur ishte i dashuri, por doli se ishte babai dhe ai është i dyshuari kryesor për këtë vrasje.
Nuk e di për çfarë ndodhi ky krim, po të kemi aktin e marrëdhënies seksuale mund të kemi një marrëdhënie incesti dhe mund të kenë zgjedhur Shqipërinë për të qenë larg syrit të botës, por për mua incesti është krimi më i rëndë në botë.
Ka dhe Shqipëria inceste të tilla, por se kuptoj dot psikologjinë e këtyre njerëzve. Ai është person në kërkim tani dhe s’besoj se ka ku të shkojë do arrestohet. Tani është çështje kohe arrestimi i tij, ka shkuar në Holandë por do arrestohet në çdo shtet ku do shkojë.



