Kundërshton policët dhe u dëmton makinën, arrestohet 37-vjeçari shkodran

Kundërshton policët dhe u dëmton makinën, arrestohet 37-vjeçari shkodran

Një 37-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga Policia, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe u dëmtoi mjetin e punës. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet E.V., banues në Shkodër.

“Ky shtetas ka qenë duke lëvizur me mjet në lagjen Perash, Shkodër, në afërsi të “Urës Dervishbeg” dhe pasi shërbimet e Policisë Rrugore i kanë vendosur masë administrative për parkim të gabuar në korsinë e biçikletave, ai ka thyer xhamin e mjetit të Policisë dhe në momentin e shoqërimit ka kundërshtuar forcat e Policisë së Rendit Publik”, njoftoi Policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy