Kapen 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë/ Xhindole: Fshiheshin në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom (VIDEO)

Kapen 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë/ Xhindole: Fshiheshin në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom (VIDEO)

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm, të moshave dhe kombësive të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom.

Lajmi raportohet për “MCN Live” nga korrespondentja Elsa Xhindole, e cila bën me dije se emigrantët ishin fshehur në një ndërtesë të braktisur në afërsi të teqesë së Qatromit.

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm. 

Sipas informacioneve paraprake, emigrantët ishin fshehur në një ndërtesë të braktisur në afërsi të teqesë së Qatromit.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Kufitare, u konstatua se njëri prej emigrantëve kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti ambulanca, e cila i dha ndihmën e parë mjekësore.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet nga Policia Kufitare e Korçës janë shtuar, me qëllim jo vetëm evidentimin e emigrantëve të paligjshëm, por edhe identifikimin e personave që i ndihmojnë këta shtetas për të lëvizur drejt Tiranës apo qyteteve të tjera të vendit.

Kontrollet në zonë vijojnë, ndërsa emigrantët po shoqërohen drejt Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Korçë për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy