Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Mes të arrestuarve është edhe një 36-vjeçar me inicialet A.P., që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

NJOFTIMI 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit Y. U., 41 vjeç, banues në Shkodër dhe E. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjeter, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. P., 36 vjeç, banues në fshatin Mushan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-L. Zh., 62 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij;

-A. D., 52 vjeç dhe A. D., 32 vjeç, të dy banues në fshatin Stajkë, pasi dyshohet se duke keqpërdorur thirrjet telefonike, kanë shqetësuar një 57-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy