
Apeli i Posaçëm i GJKKO shtyu për më 19 korrik, ora 10:00, seancën për informacion 2 mujor të kreut të PD Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Vendimi u mor pas kërkesës së mbrojtjes për të marrë kopje të akteve të dosjes.

Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur sot që Berisha dhe Malltezi duhet të paguajnë nëse duan të marrin fashikujt që SPAK.
Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar zgjatje të hetimeve me 3 muaj deri me 2 tetor.



