Gazetari Sokol Bregu thotë se takimet “speciale” në burgje me vajzat e ekranit dhe showbizit është një histori e përsëritur dhe se këto shërbime kanë kosto të larta.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se çdo i burgosur ka të drejtën dy herë në muaj me ligj për takime speciale, por jo një i paraburgosur.
Sipas tij, kjo evidenton një fakt tjetër, faktin e korrupsionit të madh në burgje.
Të paraburgosurit nuk i takonte takim “special”. Rasti i fundit i Laert Haxhiut, nuk i takonte se ishte në paraburgim. Por në dokumente thuhej se njeriu që e ka kërkuar takimin special ka qenë një i burgosur, por në vend të tij ka shkuar Laert Haxhiu, duke qenë se nuk i lejohej. Edhe ai që është i pamartuar mund të thërrasë të dashurën e tij dhe nuk e ka të ndaluar, dy herë në muaj.
Kush ka para duke i dhënë ndonjë gjë drejtorit të burgut shkon dhe 5 apo 10, ka dhoma speciale atje sa të duash. Takimet speciale me një orë janë, nuk kanë ndonjë kohëzgjatje të madhe, por është një gjë e ligjshme në rastin e të burgosurve. Por vajzat e showbizit që janë tmerrësisht të dashuruara me persona me rekorde kriminale.
Ka ndodhur shesh që janë martuar nëpër burgje, kanë ndodhur shpesh herë histori rozë nëpër burgjet shqiptare. Personi që ka marrë shërbimin në burgun e Drenovës është një prej personave më të lakuar në media, Laert Haxhiu. Kjo evidenton një fakt tjetër, faktin e korrupsionit në burgje dhe në burgje ka një korrupsion shumë të madh.
Kush ka para mund të marrë dhe leje, mund të marrë dhe takime speciale. Nuk mund të bëjmë fajtor dikë me burgim të përjetshëm pse kërkon shërbime të tilla, por ti që paguhesh si shërbëtor i shtetit për të ruajtur dhe kontrolluar atë, ti bëj detyrën në rregull.
Edhe rasti i burgut të Reçit ka të njëjtën histori. Është njoftuar SPAK për këto takime, këto janë veprime që kanë ndodhur shumë kohë më herët dhe në këtë moment është njoftuar SPAK për këto veprime dhe ka ndërmarrë masat e saj.
Dikush që operon në tregun e drogës, kërkon takime me këto influencerët, dhe mund t’i paguajë takimet deri në një vit.
Brenda kësaj blerje vjeçare nuk të lejohet të shkosh me askënd, përveç personit që ka blerë shërbimin tënd. Shifrat e shërbimeve arrijnë shuma tejet të larta.



