KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Elbasanit, Elveta Murra

KPK shkarkon nga detyra prokuroren e Elbasanit, Elveta Murra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokuroren në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Elveta Murra.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Etleda Ciftja, Pamela Qirko, Roland Ilia pasi analizoi provat dhe faktet vendosi, shkarkimin nga detyra të prokurores Elveta Murra.

Prokurorja Murra iu nënshtrua vetingut për vlerësimin e kriterit të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesionale me 10 maj, por nuk arriti të bindi trupën gjykuese të KPK-së.

Gjatë seancës dëgjimore më 19 maj, KPK vuri në dukje se deklarimet e pasakta, të paplota dhe kontradiktore e nxirrnin prokuroren e Elbasanit me mungesë burimesh në disa transaksione financiare. Përfaqësuesi ligjor i Murrës, avokati Koçi Mato i  pranoi pasaktësitë në deklarime e dokumentacion, por kërkoi hapje hetimi duke thënë se provat e sjella tregonin ligjshmërinë e pasurisë së subjektit.

Elveta Murra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1985.

Ajo punon prej më shumë se tre dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy