Me dokumente false, mallra kontrabandë dhe aksesorë floriri, dy të arrestuar në pikat kufitare

Me dokumente false, mallra kontrabandë dhe aksesorë floriri, dy të arrestuar në pikat kufitare

Nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, janë vënë në pranga dy persona dhe nën hetim dy të tjerë.

-Në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas u godit një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokument të falsifikuar dhe një rast i kontrabandës së mallrave. Sekuestrohen një dokument fals dhe mallra (veshje) me vlerë rreth 13 000 euro.

-Në portin e Durrësit u godit një rast i mosdeklarimit të sendeve me vlerë dhe një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen aksesorë floriri dhe 4 kuti me cigare (puro) me vlerë totale 2320 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pikat kufitare të vendit, bazuar në analizat e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Si rezultat, u goditën katër raste të paligjshmërive në fusha të ndryshme.

-Në PKK Rinas, në dalje, bazuar në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll më të detajuar shtetasin E. B. Nga verifikimet në laboratorin e dokumenteve rezultoi se leja e qëndrimit që kishte paraqitur ky shtetas, ishte e falsifikuar.     

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje, kanë kaluar për kontroll më të detajuar valixhet e shtetasit R. S. Gjatë kontrollit të valixheve të tij janë gjetur veshje të ndryshme (me vlerë rreth 13 000 euro), të dyshuara të kontrabanduara.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 21 vjeç, banues në Kosovë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 28 vjeç, banues në Tiranë.

-Në Port Durrës, në hyrje, u godit një rast i modeklarimit të sendeve me vlerë. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur aksesorë të ndryshëm floriri, që dyshohet të jenë të vjedhura.  

Gjithashtu, po në hyrje, në port Durrës, u godit një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur 4 kuti me cigare (puro), më vlerë totale 2320 euro.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy