Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku një 60 vjeçar është hedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka ndërruar jetë në vend.
Policia bën me dije se viktima është N.K, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sot rreth orës 06:15, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi N. K., 60 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



