Pas manovrave të rrezikshme me makinë tentoi të korruptonte policin/ Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Pas manovrave të rrezikshme me makinë tentoi të korruptonte policin/ Arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar një 28-vjeçar me inicialet M. M., pasi ka tentuar të korruptojë një efektiv.

Paraprakisht bëhet me dije se i riu është konstatuar duke kryer manovra të rrezikshme me makinë në qendra të banuara duke u bërë rrezik për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugë.

Njoftimi:

Shkon në 73 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.

Së fundmi një shtetas është arrestuar, përkatësisht shtetasi me iniciale, M.M. 28 vjeç i cili është konstatuar duke kryer manovra të rrezikshme në qendra të banuara si dhe pa vendosur rripin e sigurisë duke u bërë rrezik për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

I kapur në shkelje ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy