
Muaji maj është shënuar me pesë jetë të humbura të punëtorëve të cilët kanë ndërruar jetë në punë.
Kol Nikolla, kreu i Konfederatës së Sindikatave, thotë në një intervistë për “FactCheck”, se bilanci tragjik i vdekjeve në punë vjen rëndom nga mos mosrespektimi i ligjit të sigurisë në punë.

Ky muaj ka qenë bilanc tragjik më pesë fatkeqësi humbje jete të punëtorëve në punë. Duke shprehu ngushëllimet tona ju garantoj se Konfederata e Sindikatave është në krah të tyre për ti përfaqësuar me aq sa mundësi ka, jo vetëm në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë por në të gjitha marrëdhëniet e punës.
Si në çdo marrëdhënie tjetër punë, ashtu si në çdo sektor të vështire pune, veçanërisht në ndërtim, në miniera, bujqësi, energjetikë, naftë, ka pas vazhdimisht humbje jete sa i takon aksidenteve fatale në punë.
Kjo vjen kryesisht nga mosrespektimi i ligjit, nga mosnjohja e ligjit, nga mungesa e dobët e organizimit të administratorëve në punë por edhe nga kultura pak që kanë punë punëtorët shqiptar të njohjes me ligjin por edhe rregullat e shëndetit të sigurisë në punë.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave, vlerëson se shpesh kantieret e ndërtimit punojnë pa certifikimin e Inspektoratit të Punës, dhe shumica e tyre janë jashtë standardeve për të filluar punë.
Vënia e tabelave gjatë ndërtimeve të objekteve, janë formalitete për tu justifikuar përpara ligjit. Në të vërtetë ka kantiere të tëra që janë pa kushte elementare të fillimit të punës dhe fatkeqësisht ligji thotë që ato duhet ti certifikojë Inspektorati i Punës çdo kantier.
Nuk e di, se si bëhet por sa shohim në mënyrë vizuale, të gjitha këto kantiere janë jashtë standardeve për të filluar punë.
Marrëdhëniet e punës këto vitet e fundit qeveria i ka anashkaluar, nuk i ka më prioritet.
Tani nuk mund të thuash se asnjë qeveri asnjë shtet, nuk e ka prioritet jetën e qytetarëve por në të vërtetë me të cilat lidhet edhe siguria në punë, duke qenë se u formua Ministria përkatëse për Punën, dhe pastaj kaluan këto struktura pranë Ministrisë së Financave, më vonë kaluan pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe vazhdimisht kanë bërë një rol shëtitës duke qenë të përfaqësuar nga njerka, jo nga nëna e tyre, qeveria.
Për Nikollajn, qeveria është fajtori kryesor i moszbatimit të ligjshmërisë së sigurisë në punë.
Ai numëron tre faktorë kryesor që çojnë në çështjen e moszbatimit të ligjshmërisë.
Dhe duke qenë në këtë situatë së pari vetë qeveria është fajtori kryesor sa i përket çështjes së zbatimit të ligjshmërisë.
Që të zbatojmë ligjin në tërësi, veçanërisht Ligjin për Sigurinë e Shëndetit në Punë, janë të paktën tre faktorë kryesor.
Së pari, duhet vullnet politik. Miratimi vjen nga dy faktorë, së pari vjen nga formaliteti dhe detyrimi kushtetues për ti miratuar dhe së dyti vjen nga detyrimi ndërkombëtar. Së dyti, është bashkëpunimi me partnerët, që do të thotë, qeveria të koordinoj aktivitetin ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit.
Në të vërtetë këtu secili punon për hesap të vet. Dhe ka edhe mungesa të vakancë ligjore s ai përket çështjes së partneritetit, nuk funksionojnë Këshilli Kombëtar i Punës, nuk funksion këshillat për sigurinë e shtetit në punë, të cilat sipas ligjit duhet ti ketë çdo ndërmarrje dhe institucion dhe poashtu nuk funksionojnë Këshillimi Ndërministror që duhet të udhëhiqet nga Kryeministri e që duhet të jetë trepalësh, sa i përket sigurisë së shëndetit në punë e ky këshill ka për detyrë të koordinojë aktivitetin e sigurisë në punë në shkallë kombëtare.
Dhe së fundi nuk ka ekspertizës së mirëfilltë në pune, nuk ka Mjekësi të Punës, e gjithë Shqipëria mund të ketë 2-3 mjeke pune.



