Në Kosovë vazhdon dita e dytë e grevës në arsim

Në Kosovë vazhdon dita e dytë e grevës në arsim

Megjithëse ishin bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, dje, më 1 shtator, vetëm disa shkolla zhvilluan mësim në Kosovë.

Shkollat publike në Kosovë kanë vazhduar grevën e nisur ditë më parë për shkak se institucionet shtetërore nuk i plotësuan kërkesat e tyre për shtesa në paga deri në miratimin e Ligjit të Pagave në Kuvend.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dje, përmes një njoftimi për media, ka bërë me dije se përkundër se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, nga informatat jo të plota që kanë marrë kryesisht nga komunikimi i zyrtarëve të MASHTI-t me zyrtarë komunalë, janë informuar që shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK-ja.

Nga ana tjetër Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) njofton se greva e përgjithshme është duke u zhvilluar dhe se ajo është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale në gjithë vendin, pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore.

Sipas BSPK-së, të punësuarit grevistë janë edhe më të vendosur në të drejtën e tyre e sidomos pas kërcënimeve aspak të mira dhe rrënuese për demokracinë.

Sipas sindikalistëve, tërheqja nga greva nuk do të ndodhë e as që mund të ndodhë, se është joligjore dhe ligji për grevën detyron të punësuarin të bëhet grevist e të hidhet në grevë.

Rreth fillimin të grevës në arsim ka pasur reagime edhe nga lidershipi i Kosovës dhe partitë opozitare.

Sipas presidentes së shtetit, Vjosa Osmani, Sindikata e Arsimit parauniversitar ka të drejtë t’i adresojë shqetësimet në raport me mirëqenien e mësimdhënësve dhe pagave të tyre, por gjithmonë duke shmangur dëmin e pariparueshëm që i bëhet interesit të nxënësve nga ndalimi i procesit mësimor.

Kyeministri i vendit Albin Kurti, siguroi mësimdhënësit se koeficienti i pagave i parashikuar për ta do të jetë më i mirë sesa në të kaluarën.

Ai tha se e kupton që greva është instrument i sindikatave, por sindikatat nuk bën të jenë instrument i bojkotit të Qeverisë e shtetit. “Shkolla nuk bën të bojkotohet. Është e drejtë elementare e çdo fëmije që të edukohet”.

Kryeministri Kurti deklaroi se shpreson që procesi mësimor të vazhdojë, sepse asnjë ditë e humbur nuk kompensohet lehtë.

Kurse partitë opozitare LDK e PDK e kanë kritikuar Qeverinë për qasje të gabuar rreth vendimit të Qeverisë për ndaljen e pagave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy