Lëvizte me armë pa leje dhe tentoi t'i ikte policisë, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Lëvizte me armë pa leje dhe tentoi t'i ikte policisë, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur me armë pa leje.

44-vjeçari, Blendi Rrogozhina sapo vuri re që po ndiqej nga policia, tentoi të fshihej duke u futur në lokalin e tij për të fshehur edhe pistoletën.

Por pas ndërhyrjes së bluve të Durrësit u bë i mundur arrestimi i 44-vjeçarit.

'Ky shtetas sapo ka evidentuar shërbimet e Policisë, është futur në lokalin e tij dhe ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante me vete. Ndërhyrja në kohë e Policisë ka bërë të mundur që arma e zjarrit pistoletë, krehëri i saj dhe municioni luftarak, t’i gjenden dhe t’i sekuestrohen menjëherë 44-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij.

Blendi Rogozhina, 44 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, u arrestua për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy