KPA shkarkon gjyqtaren administrative të Apelit, Alkelina Gazidede

KPA shkarkon gjyqtaren administrative të Apelit, Alkelina Gazidede

 Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke shkarkuar nga detyra gjyqtaren Alkelina Gazidedja.

KPK më 10.7.2020, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Alkelina Gazidedja, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, vendim i cili u rrëzuar sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit duke shkarkuar nga detyra gjyqtaren Alkelina Gazidedja.

Trupa gjykues e përbërë nga Kryesuese: Ina Rama, Relator: Ardian Hajdari, Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, pasi analizoi provat dhe fakte dhe konstatoi paligjshmëri në pasuri vendosi, të rrëzojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke shkarkuar nga detyra subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik i qëndroi përgjithësisht shkaqeve të ankimit, si përsa i përket vlerësimit të kriterit të pasurisë, ashtu edhe për kriterin e aftësive profesionale, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet përfaqësueses ligjore, parashtroi në mënyrë të detajuar prapësimet mbi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020.

Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy