
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 31-vjecar, nën akuzën se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Sipas burimeve të policisë, është arrestuar 31-vjeçari me iniciale P. P., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi i shtetasit P.P., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 15-vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke marrë dëshminë e 15-vjeçarit të abuzuar dhe të 31-vjeçarit të arrestuar.



