
Një tjetër incident është shënuar në qendrën e votimit në fshatin Vashtëmi të Korçës.
Mësohet se një votues ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i Partisë Demokratike, I cili më pas është konfrontuar fizikisht me të.
Votuesi është larguar duke marrë me vete fletën e votimit.
Më herët, në Vlorë dhe Tiranë, dy persona u kapën duke fotografuar votën e tyre.



