
Tërmeti i mëngjesit të sotëm ka shkaktuar të paktën tre viktima, dëme të shumta materiale dhe panik për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme. Gjendja më e rëndë paraqitet në Durrës dhe Thumanë, ku ndërtesa të tëra janë shembur. Ekipet e shpëtimit janë në terren në përpjekje për të nxjerrë nga rrënoja njerëz të bllokuar.
Në një postim në Facebook, kryeministri Rama bën thirrje për qetësi dhe shton se strukturat e shtetit janë në terren në ndihmë të qytetarëve.
“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë
Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situate”, shkruan ai.



