
Një 24-vjeçar ra në prangat e policisë pasi për një vit përndoqi në rrugë një 17-vjeçare.
"Blutë" bëjnë me dije se
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 17 vjeçe, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi shtetasit M. R., 24 vjeç, banues në Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



