Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibrakë të Elbasanit pas mesnatës.
Burime për MCN bëjnë me dije se në shtëpinë e përfshirë nga flakët nuk raportohet për viktima, ndërsa në vendngjarje janë dy zjarrfikëse dhe një autoambulancë në përpjekje për të shuar zjarrin.
Siç shihet edhe nga pamjet, flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjitha drejtimet, duke përfshirë të gjitha ambientet banesës.
Dyshimet për shkakun e zjarrit thuhet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.



