Avokati Romeo Kara, duke komentuar operacionin e SPAK në resortet e luksit, thotë se paraja e madhe ka deformuar tregun dhe ka marrë të gjithë pushtetin politik.
Ai deklaroi për “MCN Live” se ka kohë që operacione të tilla nuk kalojnë fare përmes policisë shqiptare, duke folur për çedim të tmerrshëm të policisë shqiptare.
Sipas tij, nga kolegët e Europol, kalojnë direkt në Prokurorinë e Posaçme.
Ata vërtetë nuk janë kaq inteligjentë, se paraja e madhe të merr dhe mendtë. Kjo para e madhe na çoi që këta të kenë gjithë pushtetin politik, e dyta kanë deformuar tregun. Këta kanë depozituar paranë e tyre, e kanë depozituar.
Kanë arritur sa të fusin nën tokë paratë, se nuk kanë ku t’i lënë. Sistemi u qelb, u ngop. Janë katër institucione, Europol, Eurojust, DEA, FBI. Tani ka kohë që nuk kalojnë fare përmes policisë shqiptare. Kjo tregon se na çedoi policia në mënyrë të tmerrshme.
Nga kolegët e Europol, kalojnë në SPAK direkt. Ko para është futur në ndërtim, kompani tregtare, duke deformuar tregun dhe ekonominë dhe duke rritur në mënyrë artificiale çmime.
Mirë që kemi 2-3 miliardë të paformalizuara nga lojërat e fatit dhe na shtohen dhe këto. Kalon raporti formalitet-informalitet 50%-50%. Këta janë sulur për të mos paguar tokën shtet, se po vidhet toka publike.



