Ngjarja në Përmet/ Basha: Duhet dënim maksimal për abuzuesit (VIDEO)

Ngjarja në Përmet/ Basha: Duhet dënim maksimal për abuzuesit (VIDEO)

Faik Basha, ekspert sigurie tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se nëse vërtetohet ngjarja e rëndë e abuzimit të 16-vjeçares së Përmet, dënimi për efektivët e përfshirë duhet të jetë maksimal. 

Po ashtu Basha tha se nëna e 16-vjeçares duhet të mbante hapur ura komunikimi me vajzën e saj pasi është detyra e saj të kujdesej për të miturën.

Është një ngjarje që kërkon vëmendje. E bën të rëndë që këta janë dhe punonjës sigurie, të trajnuar. Problematika ndodhur, qytetarë që kryejnë veprime të tilla ka, por nëse janë njerëz me uniformë e bën situatën më të rënda. Ka disa pika që kontrollojnë veprimet e institucioneve dhe veprimeve të tilla. Nëse vërtetohet duhet dënim maksimal. Kemi pasur një rast në Tiranë, para 1 viti ku një vajzë e mitur kishte kërkuar mbrojtje dhe një efektiv në vend që ta mbronte e kishte ngacmuar. Edhe institucionet nuk mund të themi që janë imunë, por reagimi i institucioneve duhet të jetë i ashpër.

Vetëm një maniak dhe njeri i pashpirt mund t’i bashkohej kësaj situate. Kjo situatë nuk mund t’i bëjë të gjithë punonjësit e policisë pis. Kemi parë punonjës policie duke kryer veprime heroike. 

Nëse do ndiqet dhe do të ndëshkohet do të jetë shembull për ata që tentojnë ta bëjnë të bëjnë një gjë të tillë.

Ka pasur lëvizje të menjëhershme. Ky është maksimumi. Duhet të vërtetohet kush është përfshirë, sa janë përfshirë. Fajtore është dhe nëna që ka për detyrë të kujdeset për fëmijën, të kërkojë informacion, të komunikojë lirshëm me të. Duhet ta shikojë nëse është e mërzitur pavarësisht sjelljes çnjerëzore të këtyre dhe nëna nuk është më pak fajtore që ka pasur për detyrë të kujdeset për këtë fëmijë. Është deri diku dhe bashkëfajtore. Hetimet do të nxjerrin nëse ka pasur dijeni, ka qenë e kërcënuar apo jo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy