
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër.
Një elektricist i identifikuar si Mariglen Lekgjika ka humbur jetën ditën e sotme.
Nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se elektricisti 63-vjeçar është rrëzuar nga shtylla elektrike, në zonën e Zagories në Gjirokastër, ku po punonte për riparimin e një defekti.
Ndërkohë nuk dihet ende nëse është rrëzuar apo ka rënë në kontakt me shtyllën e tensionit.
Policia është duke punuar për të zbardhur ngjarjen e plotë.



