Vrasja në Selenicë, Shoqata e të Verbërve: Pretendimi për dhunë ndaj të birit, absurd. Institucionet më shumë vëmendje ndaj PAK

Vrasja në Selenicë, Shoqata e të Verbërve: Pretendimi për dhunë ndaj të birit, absurd. Institucionet më shumë vëmendje ndaj PAK

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë reagon lidhur me vdekjen e anëtarit të saj Durmish Gllucaj nga Gjormi i Selenicës, për të cilin policia njoftoi se u vra nga i biri duke vendosur eksploziv në sobën me gaz.

Të shqetësuar nga tragjedia e mikut tonë të verbër, por edhe deklaratat e Policisë së Shtetit mbi shkakun e vrasjes, shoqata shpreh ngushëllimin e thellë për të gjithë të dashurit e të ndjerit, miqtë e tij në degën e Vlorës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Së dyti, deklarimi i Policisë së Shtetit se vrasësi, biri i tij, e ka kryer krimin për shkak të dhunimit të vazhdueshëm nga ana e të ndjerit, është absurd dhe cinik.

Është e pa imagjinueshme nga çdo mendje e shëndoshë, se një i verbër 56-vjeçar mund të dhunojë në mënyrë të vazhdueshme një 23-vjeçar, të cilin as mund ta gjejë e ta prekë, nëse ai nuk do t’i afrohet.

Shprehim keqardhjen e thellë për vuajtjet dhe tragjeditë në jetën e të ndjerit, i cili ka kaluar përmes disa aksidenteve, situatave të tjera të hidhura, përfshirë diskriminimin dhe fyerjen, përfshirë edhe rastin e fundit të Gjykatës Administrative të Vlorës, e cila me sjelljet e saj e fyeu dhe e diskriminoi atë.

I bëjmë thirrje Kuvendit, Qeverisë, organeve të drejtësisë, Avokatit të Popullit, Komisionerit Kundër Diskriminimit, medias dhe opinionit publik për një vëmendje më të shtuar ndaj personave me aftësi të kufizuar dhe një qëndrim më dinjitoz dhe më human ndaj jetës së tyre.

Presidenti i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë

Av. Ardjan Hysa

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy