Memorandum bashkëpunimi mes Policisë shqiptare dhe asaj të Kosovës

Memorandum bashkëpunimi mes Policisë shqiptare dhe asaj të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu, ka pritur në një takim homologun e tij nga Kosova, Samedin Mehmeti.

Ky i fundit ishte i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të Policisë dhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Të dyja palët kanë vlerësuar marrëdhëniet mes policive, duke u dakordësuar që ky bashkëpunim, kryesisht në fushën e sigurisë rrugore, por edhe të shkëmbimit të informacionit, të shtrihet në të gjitha fushat, duke eliminuar çdo burokraci apo pengesë.

Ata nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit “Për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policit rrugor mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit”, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë takimit, Veliu dhe Mehmeti kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy policive, duke u dakordësuar që ky bashkëpunim i shkëlqyer, kryesisht në fushën e sigurisë rrugore, por edhe të shkëmbimit të informacionit të shtrihet në të gjitha fushat duke eliminuar çdo burokraci apo pengesë.

“Mirë se keni ardhur dhe sinqerisht ndihem shumë mirë, që mbas vizitës që ne zhvilluam muajin e kaluar në Prishtinë, ju e gjetët kohën dhe mundësinë që t’i përgjigjeshit edhe kërkesës tonë, që ne mbas një situate jashtëzakonisht të vështirë që Shqipëria dhe Kosova kaloi me pandeminë e COVID-19, gradualisht po i kthehemi realitetit ku të kontribuojmë jo vetëm për forcimin e rendit e sigurisë në dy vende, por dhe të ndikojmë pozitivisht në nxitjen dhe mbështetjen e zhvillimit që po i japim turizmit në vendin tonë. Në rastin konkret është firmosja, vazhdimi i traditës prej disa vitesh i firmosjes së memorandumit apo marrëveshjes së përbashkët në lidhje me ardhjen e patrullave policore të Policisë së Kosovës në mbështetje të strukturave të Policisë së Shqipërisë dhe më konkretisht në ato të Policisë Rrugore. Prezenca e Patrullave të Policisë së Kosovës ndoshta është pak simbolike për sa i përket numrit apo mjeteve, por mendoj që prezenca e shërbimeve tuaja së bashku me shërbimet tona jo vetëm që ndikojnë në rritjen e sigurisë, por ofrojnë dhe një ngrohtësi apo një vlerësim a ndjeshmëri të qytetarëve të Kosovës, në drejtim të bashkëpunimit me shërbimet e Policisë tonat dhe tuajat së bashku. Kemi përgatitur një kontingjent fletëpalosjesh të cilat do t’i vendosim dhe do t’i shpërndajmë në vendkalime duke bërë thirrje që qytetarët sa herë të kenë nevojë, në rast se do të jetë e nevojshme dhe duan prezencën e Policisë të dijnë se si të orientohen, ku të telefonojnë, çfarë numrash telefoni apo çfarë aplikacioni të përdorin dhe në rast se do të kenë nevojë që ne t’u përgjigjemi në kohën e parë”, – tha Veliu.

Nga ana tjetër, Mehmeti ka vlerësuar operacionet e përbashkëta të realizuara nga dy Policitë.

“Natyrisht që bashkëpunimi jonë nuk është ngushtuar vetëm në fushën e trafikut, por edhe në fusha të tjera. Patëm një operacion jashtëzakonisht të mirë para disa ditëve, për çka shfrytëzoj rastin që edhe njëherë t’ju falënderoj juve dhe Policinë shqiptare, për punën jashtëzakonisht të mirë që e bënë në operacionin e konfiskimit të narkotikëve gjatë periudhës që lamë pas. Qe një operacion që rezultoi me një sukses të jashtëzakonshëm e që është çmuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë edhe besoj edhe nga gjithë të tjerët”, tha ai.

Sipas ambasadorit Hasani, ky Memorandum i Bashkëpunimit është i mirëseardhur, por në të njëjtën kohë, ai ka propozuar që të ketë edhe policë shqiptarë që të qarkullojnë në Prizren, Gjakovë dhe vijat kufitare, në mënyrë që të njihet prezenca e Policisë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy