Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e L’Aquila në Itali, ku një 12-vjeçare shqiptgare humbi jetën pasi u godit nga drurët mbajtës të lisharëses ku ajo po luante.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa vajza u dërgua fillimishtnë urgjencën në Avezzano, dhe më pas u transferua në spitalin San Salvatore në L’Aquila, por çdo përpjekje për shpëtim ishte e kotë.
Në vendngjarje u gjend edhe një infermiere e cila u përpoq ta sillte në jetë, por qe e pamundur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



