Një sherr mes adoleshentëve ka përfunduar në plagosjen me thikë të dy prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit të Korçës.
Policia thotë se “shtetasi N.T, rreth 16 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me mjet prerës(thikë) shtetasit Xh.M, rreth 19 vjeç dhe M.R, rreth 17 vjeç”.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës ku ndodhen të dy nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve të Policisë, u kap dhe u shoqërua në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



