I mori para çiftit duke u premtuar pension invaliditeti, në pranga tekniku i laboratorit

I mori para çiftit duke u premtuar pension invaliditeti, në pranga tekniku i laboratorit

Një 37-vjeçar nga Elbasani me detyrë teknik laboratori ka përfunduar në pranga pasi u arrestua për një rast korruptiv. Ai i mori para një çifti bashkëshortësh 100 mijë lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, pension të invaliditetit.

Në njoftim thuhet se

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bonusi”, për konstatimin dhe goditjen e një rasti korrupsioni. I mori para një çifti bashkëshortësh, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, pension të invaliditetit, vihet në pranga 37-vjeçari, me detyrë teknik laboratori në spitalin e Elbasanit. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të dy bashkëshortëve, për një rast korrupsioni, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bonusi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

-E. P., 37 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë teknik laboratori në Spitalin Rajonal Elbasan.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se 37-vjeçari iu ka marrë këtyre shtetasve (bashkëshortë), shumën 100 000 lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit (KMCAP). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy