Vrasja e Egli Pashollarit në ish-Park, arrestohet në Tropojë Gazment Buçpapaj

Vrasja e Egli Pashollarit në ish-Park, arrestohet në Tropojë Gazment Buçpapaj

Gazment Buçpapa, autori i dyshuar i vrasjes së Egli Pashollarit, ngjarje e ndodhur më 20 shkurt 2026 në Tiranë, ka rënë në prangat e Policisë në Tropojë.

 

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, operacioni i koduar “Distanca” u finalizua me sukses pas veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera në koordinim me Prokuroria e Tiranës.

 

Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në kryeqytet, ku mbeti i vrarë shtetasi Egli Pashollari. Pas krimit, autori i dyshuar u largua nga Tirana dhe u fsheh në banesën e tij në Tropojë.

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, pas lokalizimit dhe mbajtjes në mbikëqyrje të 40-vjeçarit, ndërhynë për ndalimin e tij. Gazment Buçpapa akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy