
Një person është gjetur i vrarë në banesën e tij në një fshat të Kukësit.
Policia njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Kalimash, Kukës, në banesë është gjetur nga familjarët dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. S., rreth 75 vjeç.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.



