
Selim Çekaj, 72-vjeçari i cili u arrestua një ditë më parë, pasi në kontejnerët e kompanisë së tij u gjetën 49 kg kokainë në Portin e Durrësit është lënë në burg.
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg”, ndaj babait të Arbër Çekajt, pavarësisht pretendimit se nuk ka lidhje me lëndën narkotike.
Gjatë seancës gjyqësore Çekaj nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar përpara trupit gjykues, kryesuar nga gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi, se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur dhe se ai kishte porositur vetëm banane.
Selim Çekaj akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.



