Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohen dy të rinj

Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohen dy të rinj

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të dyshuar për shpërndarje lënde narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Njëri prej të arrestuarve e kishte fshehur lëndën narkotike që do të shiste, te një vendparkim automjetesh, në afërsi të vendit të kapjes.

Efektivët e policisë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan të dyshuarin K. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Nga kontrollet e mëtejshme, në zonën përreth vendit të kapjes së shtetasit K. B., u gjet e fshehur te një vendparkim automjetesh, një sasi e kësaj lënde që dyshohet se i përkiste 26-vjeçarit, me qëllim shitjen.

Gjithashtu u vu në pranga S. S., 27 vjeç, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis sativa që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen.

Më tej, gjatë kontrollit iu gjetën dy armë të ftohta, tre celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy