Vodhën nën kërcënimin e një arme imituese, arrestohen tre të rinj në Vlorë

Vodhën nën kërcënimin e një arme imituese, arrestohen tre të rinj në Vlorë

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Vlorës të dyshuar për vjedhje nën kërcënimin e një arme imituese pistoletë me silenciator në dy raste të ndryshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, pas marrjes së njoftimit, në mesnatë, se tre persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme imituese pistoletë me silenciator, i kishin vjedhur një shumë parash (portofolin) dhe një aparat celular, dy shtetasve dhe më pas ishin larguar, duke shkuar po me këtë send, në një pikë karburanti, dhe nën kërcënimin e kësaj arme imituese, kishin vjedhur xhiron ditore, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Storm 16”, për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë, në lagjen “10 Korriku” u bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e tre autorëve të dyshuar, A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë), 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tre shtetasve dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy