Aksident në Fushë-Krujë, furgoni me nxënës bie në kanal

Aksident në Fushë-Krujë, furgoni me nxënës bie në kanal

Një furgon me nxënës shkolle ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar 7 fëmijë, nxënës të shkollës 9-vjecare nga të cilët dy janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në spitalin e traumës në Tiranë.

Rreth 30 fëmijë ndodheshin në furgon në momentin e aksidentit, mbi kapacitetin që mban mjeti, dhe askush prej tyre nuk ka qenë i lidhur me rripin e sigurimit.

Humbja e kontrollit të mjetit dyshohet të ketë qenë shkak për aksidentin e rëndë, ndërkohë që drejtuesi i tij është shoqëruar në polici.

Aksidenti ka ndodhur pikërsiht kur ditën e sotme policia ka ndërmori një aksion në të gjithë vendin për të sensibilizuar drejtuesit që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy