Protestat në Baks-Rrjoll kundër ndërtimit të resortit, policia arreston shtatë shtetas

Protestat në Baks-Rrjoll kundër ndërtimit të resortit, policia arreston shtatë shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariati i Policisë Shkodër kanë bërë të ditur se kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasve: P. K., 20 vjeç, banues në fshatin Luarzë; S. K., 19 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Pulaj; A. P., 46 vjeç dhe S. K., 44 vjeç, banues në fshatin Torovicë; si dhe P. M., 60 vjeç dhe A. M., 30 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll.

Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sipas Policisë, më datë 28.02.2026, në fshatin Rrjoll, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, banorë të zonës, këta persona kanë organizuar një protestë për të penguar punimet që po kryhen nga një firmë ndërtimi. 

Gjatë protestës, ata dyshohet se kanë goditur punonjës të një kompanie private sigurie, ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë, si dhe kanë dëmtuar makineritë e firmës që po realizon punimet.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. P., 55 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy