
Një shpërthim është dëgjuar mesditën e kësaj të premte në qytetin e Lezhës duke krijuar panik tek banorët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 ditën e sotme, ndërsa bëhet me dije se është hedhur lëndë plasëse pranë një kompleksi banimi.
Nga shpërthimi janë regjistruar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk flitet për të lënduar.
Policia ndodhet ne vend ngjarje dhe po kryen hetimet.



