Detajet nga ngjarja e Laçit, 20-vjeçari Lleshaj një orë luftë me policinë

Detajet nga ngjarja e Laçit, 20-vjeçari Lleshaj një orë luftë me policinë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur para katër ditëve në Laç, ku një 20-vjeçar pasi vodhi një makinë plagosi një punonjës policie në tentativë për të ikur.

Sipas organit të akuzës i arrestuari Aldi Lleshaj, me një armë pistoletë i ka dalë para në rrugë, ndërsa ishte në lëvizje me makinë, M,K, që po drejtonte automjetin tip “Porsche Cayenne”.

20-vjeçari i ka kërkuar shoferit që të dalë nga makina, por pasi pa se M.K. nuk doli nga automjeti i tij, i qëlloi atij në automjet, në pjesën e përparme, tek fshirëset e xhamit, dhe kjo bëri që shoferi të zbriste nga makina.

Pas kësaj, Aldi Lleshaj ka marrë drejtimin e automjetit dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të kryqëzimit të Patokut.

Në ndjekje të tij, janë vënë patrulla policie, ndër ta dhe policë me furgonin e policisë.

Forcat e policisë arritën dhe e panë automjetin Porsche, tek po dilte nga rruga e fshatit Adriatik, për në kryqëzim të Mamurrasit, në autostradë. Forcat e policisë i kanë dalë  përpara automjetit "Porsche", rreth 30 metra pa dalë në autostradë, dhe qëndruan në një largësi rreth 4-5 metra, prej tij. Këtu, vunë re se në automjet nuk kishte persona të tjerë veç drejtuesit të mjetit.

Punonjësit e policisë i kanë bërë thirrje atij të zbriste nga automjeti. Ata kanë pikasur se me dorë të majtë nxori nga jashtë xhamit të automjetit armën dhe ua drejtoi atyre. Pas kësaj, ai hapi pak derën e atomjetit, dhe me armë drejtuar policëve, zbriti nga mjeti dhe doli nga pas tij, nga ku qëlloi në drejtim të policisë.

Nga të shtënit me armë prej tij, u plagos drejtuesi i mjetit të policisë, me targë MB xxx AA, punonjësi i policisë N. Gjergji.Ai u godit në kokë, anës syrit të djathtë.

Këtu pat të shtëna nga të dyja palët. Pas disa të shtënave, Aldi Lleshaj u largua me vrap nga pas makinës, duke i ikur policisë përreth 3 km. Disa nga punonjësit e policisë e ndoqën atë në këmbë. Të tjerë u përpoqën ti jepnin ndihmën e parë kolegut të tyre të plagosur.

“Nga ndjekja që iu bë të armatosurit (fjala për Aldi Lleshaj), gjatë largimit të tij me vrap, ai kthehej me trup dhe u drejtonte armën policëve, dhe qëllonte nganjëherë drejt tyre. Ai u fut nëpër ca ara. Këtu në ndihmë të policisë erdhën edhe forca të Repartit RENEA. Të gjithë bashkë bënë rrethimin e personit, në një largësi të caktuar. Aldi Lleshaj vazhdonte të mbante armën në dorë, dhe bile edhe të qëllonte. 

Pas thirrjeve të vazhdueshme të policisë për tu dorëzuar - pas rreth një ore, ndërsa edhe shkëmbeu zjarr me policinë, ai u plagos në këmbë. Pas kësaj ai u arrestua. Arma iu sekuestrua. Deri në këtë moment ai nuk ishte identifikuar më mirë se kush ishte. Më pas u bë e njohur se ai ishte banor i fshatit Adriatik/Kurbin, dhe se jetonte vetëm me të ëmën, pasi një vëlla e kishte jashtë shtetit, në Itali. Ai u dërgua në spital për ti dhënë ndihmën mjekësore. Në marrjen në pyetje Aldi Lleshaj nuk pranoi të jepte shpjegime për ngjarjen e verifikuar.”, - thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Aldi Lleshaj, i dyshuar për veprat penale të “Vjedhjes me armë”, “Vrasje e punonjësit të policisë”, në tentativë, si edhe “armëmbajtje pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy