Përplasi për vdekje 39-vjeçarin dhe u largua, arrestohet 64-vjeçari në Durrës

Përplasi për vdekje 39-vjeçarin dhe u largua, arrestohet 64-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 64-vjeçar pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku humbi jetën edhe një 39-vjeçar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës,  arrestuan në flagrancë për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe "Largimi nga vendi i aksidentit " shtetasin M. Ç., 64 vjeç, banues në Durrës.

Drupal Ad

Ky shtetas rreth orës 17:30, të datës 24.12.2024, në lagjen nr. 15 Durrës, duke drejtuar automjetin kamion ka përplasur me pasojë vdekjen, shtetasin P. P, 39 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit bashkë me kamionin që drejtonte.

Pas disa orë kërkimesh dhe këqyrje të kamerave, Policia identifikoi,  kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Si dhe bëri bllokimin e kamionit në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy