
Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buçi të akuzuar për vrasjen e vajzës dhe motrës së tyre Eglantina Buçi, trupi të cilës u gjet në malin me gropa më 14 shtator 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj. Prokuroria ka kërkuar 50 vite burg sëbashku për krimin e kryer 8 vite më parë.
"Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlzen Buci për kryerjen e veprës penale të "Vrasje me paramendim" kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 78-25 të Kodit Penal dh dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buci për kryerjen e veprës penale të "Vrasja me paramendim" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78-25 te K. Penal dhë dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Faik Buci për kryerjen e veprës penale të "Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta" të parashikuar nga neni 279 të Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 1 vit burgim. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Faik Buci me një dënim të vetëm prej 25 vjet burgim", thuhet në dokumentin e firmosur nga prokurori Artan Lulaj.
Vrasja makabre u zbardh pas 8 viteve ku një pjesë e skeletit u gjet i groposur te Mali me Gropa në 4 shtator 2020 duke risjellë në vëmendje një nga ngjarjet më makabre të ndodhur në vend. Shkëlzeni ka thirrur motrën e tij për kafe, teksa ishte i shoqëruar në shokun e tij.
Në momentin që nuk po shkonin për kafe, por rrugës për te Mali me Gropa, motra, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte. Aty Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në nofullën e majtë duke e lënë të vdekur në vend.
E gjithë skena është parë nga shoku, i cili ka ndërhyrë duke i thënë "më vrit dhe mua", por që Shkëlzeni nuk e ka bërë. Ka qenë dëshmia e këtij, që ka shërbyer si spunto më pas për zbardhjen e këtij krimi, edhe pse 8 vite më pas. Nisur nga kjo, shoku ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.



