
Një automjet me të cilën udhëtonin babë e bir ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në ujërat e lumit Fan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, ku dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve.
Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje vijon të punojë për të zbardhur e plotë të shkaqeve të aksidentit.



