Tërmeti në Turqi/ Shkon në 29 numri i viktimave, kërkohet nën rrënoja për të mbijetuar

Tërmeti në Turqi/ Shkon në 29 numri i viktimave, kërkohet nën rrënoja për të mbijetuar

Shtohet numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Turqinë mbrëmjen e të premtes. Presidenti i AFAD, Mehmet Gulluoglu tha në një lidhje live për mediat turke se deri tani janë nxjerrë nga rrënojat të pajetë 29 persona. Edhe numri i të plagosurve është rritur, duke shkuar në 1446.

Po ashtu, raportohet për 30 ndërtesa të rrënuara në total, 81 ndërtesa me dëme të mëdha dhe 53 ndërtesa me dëmtime të lehta.

Autoritetet turke flasin për 44 njerëz të shpëtuar nga rrënojat, teksa vijojnë kërkimet edhe për jetë të tjera. E gjithë qeveria turke është në terren duke ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy