
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Kukës.
Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj- Kukës, shtetasi F. B., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64 vjeç, banues në fshatin Bicaj.
Si pasojë, 64-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.



