Breshër në Gramsh, dëme në të mbjella

Breshër në Gramsh, dëme në të mbjella

Kapriçot e motit në fund të muajit qershor po shkaktojnë dëme në thuajse në të gjithë qarkun e Elbasanit. Së  fundmi, banorët e fshatit Drizë në Gramsh raportojnë dëme të konsiderueshme në të mbjellat e stinës dhe në vreshta, si pasojë e reshjeve të forta të breshërit që kanë goditur zonën këtë pasdite.

 

Sipas banorëve, stuhia ka zgjatur vetëm pak minuta, por ka mjaftuar për të dëmtuar një pjesë të prodhimit bujqësor, duke vënë në rrezik mundin dhe investimet e bëra gjatë muajve të fundit.

 

Punon gjithë ato muaj me bujqësinë dhe ta merr breshëri brenda 10 minutash”, shprehet një banor i fshatit Drizë, duke treguar shqetësimin për humbjet e pësuara.

 

Fermerët kërkojnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa moti i paqëndrueshëm vijon të mbetet një shqetësim për sektorin bujqësor , blektoral dhe infrastrukturën në këtë periudhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy